Oops! Sorry!!


This site doesn't support Internet Explorer. Please use a modern browser like Chrome, Firefox or Edge.

KUR FAMILJA SHPIRTËRORE TAKOHET, ZHVILLIMI, DHE MREKULLITË NDODHIN.

TI JE FTUAR NË NJË EKSPERIENCË 5 DITORE TRANSFORMUESE. 

Reborn Experience po krijon një përjetim magjik, që ju të rigjeneroheni dhe gjithashtu transformoheni në versionin tuaj më të lartë. 

Në një eksperiencë që prek TRUPIN, MËNDJEN, EMOCIONET dhe SHPIRTIN tënd.

Në një mënyrë që zgjon Magjinë tënde UNIKE, dhe në një KOMUNITET që të kupton, suporton, dhe çon ty më lart. 

Dhe e gjitha kjo, në një destinacion që ushqen shpirtin dhe trupin , i rrethuar nga energjia shëruese e detit të kristaltë të Jonit, dhe fuqisë stabilizuese tokësore të fushës dhe malit. 

TRIBE  do të jetë një eksperiencë përjetimi të aktivizimit të kodeve gjenetike dhe të dritës së shenjtë, proceseve energjike të larta , të mënçurisë së thellë, transformimit dhe meditimeve për të çliruar çfarë nuk duhet të jetë më me ty.

Tako familjen tënde shpirtërore dhe ndjehu i lirë.

TRIBE do të lidhë ty me veten tënde më të vërtetë, më të pastër, në mënyrë që ti të përqafosh dhe shprehësh fuqinë tënde më të lartë, dhe të jetosh në menyrë magjike jetën tënde më të mirë.

Ne jemi shumë entuziaste të jemi me ty në këtë eksperiencë tënden.  Shërimi dhe zhvillimi që ne do të bashkë-krijojmë do të na transformojë TË GJITHËVE aty, dhe do prekë të gjithë njerëzit që ne do takojmë më pas në udhetimin tonë të jetës.

Mezi presim që TI të lexosh këtë ftesë dhe të na thuash nëse Keidi dhe unë do të kemi nderin të perqafojmë TY nga afër.

Pse Retreat TRIBE Është UNIK?

CLIRIME TË THELLA 

Retreat është dizenjuar që ti të perjetosh çlirime të thella të gjurmëve të së kaluarës, dhe kufizimeve që të mbajnë ty larg versionit tënd më të mirë.

MODALITETI DIVINE

Ti do mësosh një modalitet shërimi, të krijuar nga Keidi, të cilin do e perdorësh per veten dhe njerëzit e tjerë që dëshiron të ndihmosh.

LINDJA E MJESHTRAVE

Ne besojmë që çdo njeri është një mjeshtër i jetës së tij. 

Qëllimi i Retreat është që të zgjojë mjeshtërinë tënde të lartë dhe unike.

4 NIVELE TRANSFORMIMI

Transformimi i vërtetë përfshin të 4 aspektet:

1. Fuqizim Fizik

2. Fleksibilitet Emocional

3. Krijimtari Mendore

4. Fuqi Shpirtërore

Përqafoje Hyjnoren Brënda Teje.

A mund ta imagjinosh sa ndryshe mund të jetë jeta juaj, nëse ti e di dhe jeton esencën dhe fuqinë tënde unike?

TRIBE do të ndihmojë ty të integrosh 5 nivelet e Krijimit në jetën tënde, në mënyrë që ti të jetosh jetën që është dezinjuar për ty.

  • Kodin Tuaj Gjenetik

  • Sensasionet e Trupit / Ri-orientim

  • Ndërgjegjshmëri Emocionale

  • Inteligjencën Intuitive

  • Lidhjen Hyjnore

  • Mënyra më e mirë për të integruar këto nivele, është të qënurit plotësisht i larguar nga zhurma dhe aktivitetet e përditshme, në një qetësi të plotë me veten dhe senset e tua brëndshme, për të arritur harmonizim të plotë të mendjes me zemrën. 

    I rrethuar nga njerez që janë meditues, shërues, mendimtarë të mëncur, suportues të Tokës së Re dhe dashurisë së lartë njerëzore.  

    I drejtuar nga 2 mentore të trajnuara dhe liçensuara për 15 vjet në fushën e potencialit të plotë njerëzor.

    Duke përjetuar shërimin dhe transformimin tënd, ti gjithashtu çliron çdo mesim zhvillimi (karmik) të paraardhësve të tu, të botës kolektive dhe fillon të krijosh një rrugëtim të ri për gjeneratat e ardhshme.

    Duke qenë prezent me dhimbjen tënde, pjesën tënde të errët, asaj që ka nevojë të lirohet dhe zhvillohet, ti i jep asaj dritë dhe drejtim.

    TI bëhesh nje dritë dhe drejtim për të gjithë të afërmit e tu, komunitetin tënd, si dhe për të gjithë ata që janë në dhimbje dhe gjithashtu në kërkim të së vërtetës së tyre. 

    Ti bëhesh një dritë dhe drejtim në një botë të gjerë kolektive që ka harruar naturën e saj të vërtete.

    Ti bëhesh një suport i lartë për TOKËN e RE.

    Dhe TOKA e RE bëhet një suport i lartë për TY.

    Në TRIBE ti gjithashtu do shijosh rituale që do aktivizojnë energjinë tënde të shenjtë, dhe atë të Tokës,

    me një komunitet njerëzish si ty.

    REGJISTROHU TANI DHE SIGURO VËNDIN TËND!

      TRIBE është Pergjigja për ju, nëse:

    • Në jetë je ndjerë ose ndihesh që ke qenë ndryshe nga të tjerët, ndoshta i vetmuar, ndoshta konfuz dhe i pakuptuar.

    • Nëse ndjen që brenda teje gjithmonë ke patur inspirime dhe idera të veçanta, por nuk ke arritur ti identifikosh dhe krijosh ato.

    • Nëse ndjen që gjëndja fizike e trupit tënd nuk suporton iderat dhe punën tënde. 

    • Nëse dëshiron të pajisesh me strategji dhe menyra për të menaxhuar mëndjen dhe jetën tënde dhe të të tjerëve.

    • Nëse ndjen që je gjithmonë në ndihmë dhe drejtim të njerëzve përqark teje, dhe kërkon mjeshtëri emocionale dhe mendore.

    • Nëse dëshiron të fuqizohesh shpirtërisht, dhe në një komunitet ku do ndjesh dashurinë dhe dhembshurinë më të lartë.

    NË "TRIBE RETREAT" TI DO PËRJETOSH:

    1. Një vizion të qartë për unikalitetin tuaj dhe dinamikat e tij energjike, si dhe Mjeshtërim të Kodit Tuaj Gjenetik.

    2. Harmonizimin e subkoshiencës tënde me potencialin tënd unik. Nëse subkoshienca juaj është në konflikt me synimet tuaja, ato nuk realizohen.

    3. Si të përdorësh teknikat e duhura dhe inteligjencën e lartë spirituale, për të përshpejtuar proçesin e çlirimit të kondicionimeve dhe pastrimit të ADN-së tënde dhe të linjës ndërbrezore.

    4. Energjinë tantrike dhe sensacionet e trupit, për të aktivizuar vitalitetin tënd fizik dhe lidhjen me trupin.

    5. Meditime të avancuara dhe teknikave të frymëmarrjes shëruese për lidhje të fuqishme me Veten.

    6. Energjinë e besimit tek vetja dhe si të jesh në rrjedhen e Inteligjencës së Jetës.

    NJIHUNI ME MENTORET TUAJA

    Takohu me DIANEN

    Diana është një mastercoach e NLP dhe Hypnoterapy, një eksperte e lartë e Manualit Njerëzor/Human Design, medituese, folëse dhe drejtuese e ndryshimit global. 

    Pas 33 viteve suksesi në botën e korporatës, përfshirë konsulencën financiare, të leadershipit, dhe ekselencës, ajo u shkeput plotësisht nga ajo botë, dhe iu pergjigj thirrjes së shpirtit të saj për të ndihmuar njerëzimin në arritjen e potencialit të tyre unik dhe rritjen e vetëdijes në planet. Kur ajo zbuloi Human Design, ajo gjeti nje kombinim perfekt midisllogjikes dhe magjisë njerëzore.

    Misioni personal i Dianës është të ndihmojë njerëzit të gjejnë një kuptim më të lartë të qëllimit në jetë, duke kuptuar talentet e tyre unike, dhe liruar rezistencën dhe kondicionimin që i mban ata larg nga kush janë dizenjuar të jenë.

    Pasioni i saj është të krijojë lidhjen midis shkencës dhe spiritualitetit,në mënyrë që njerëzit të jetojnë një jetë që është në përputhje me qëllimin e tyre shpirtëror.

    Takohu me KEIDIN

    Keidi është një keshilluese shëndeti dhe një mentore ekzekutive. Si një mastertrainer e Neuro-Languistic Programming, Hypnoterapy, Time Line Therapy dhe Shkencën e Nutricionit, Keidi sjell metodat dhe aftësitë inovuese, për të krijuar një realitet të ri personal dhe kolektiv të jetesës dhe shëndetit në Tokë . 

    Si nje mentore Spirituale dhe sheruese, ajo ofron metodat transformuese te Duarve te Larta Sheruese, Mjekesine Alternative, Reiki dhe modalitete te tjera Kuantike dhe Hyjnore. 

    Keidi përdor intuiten e saj të zhvilluarnë një mënyrë të thjeshtë, për të suportuar shkencën e zhvillimit personal dhe aftësuar njerëzit të jetojnë një jetë plot mrekullira. 

    Në 10 vitet e fundit Diana dhe Keidi kanë qenë në kërkim të mënyrës më efektive për të suportuar njerëzit, përmes procesit Reborn, që ju të perputheni me shprehjen më të lartë të versionit tuaj unik.

    RRJEDHA E PROGRAMIT TRIBE RETREAT

    Mbrëmjet Shpirtërore të TRIBE

    Mëso Metodën e Lirimit Energjik “Divina”

    AKOMODIMI 

    Hoteli ofron një ambjent plotësisht të lidhur me natyrën dhe dhoma që sapo janë rinovuar dhe krijojnë një komfort shumë natyral me perqasje mistike. Preferenca në zgjedhjen e dhomave do të jetë në varësi të kohës së regjistrimit së çdo personi.

    AMBJENTET QË DO SHIJOSH NË RETREAT